Mini kroasan të mbushur

 1 brumë sfloljat
 100 g sheqer integral
 1 mollë
 vaj luledielli

1

Në një tavë me letër furre vendosim një nga petët e brumit sfloljat të gatshme.

2

I presim në forma trekëndore diagonale.

3

Pasi i kemi ndarë ne forma trekëndore i lyejmë me sheqerin integral.

4

Qërojmë një kokërr mollë dhe e ndajmë feta -feta.

5

Vendosim një fetë mollë në një nga petët trekëndore qe kemi formuar dhe e rrotullojmë duke filluar nga baza për te maja. Veprojmë kështu dhe me petët e tjera trekëndore.

6

I vendosim ne tavë ku me ndihmën e një furçe i spërkasim me vaj.

7

E pjekim ne furrë për 30 Minuta