Print Options:

krepa me çokokrem

Koha e përgatitjes40 minutaKoha e pjekjes20 minutaKoha totale1 orë

Krepat janë një gatim me origjinë franceze.
Një ëmbëlsirë e cila vitet e fundit është bërë shumë trend.
Krepat mund ti gatuani të ëmbël ose të kripur, kjo varet nga dëshira juaj.
Receta që do ju propozoj mund ta konsumoni në çdo orë të ditës pasi ka një shije unike.

krepa me nutella

 3 vezë
 250 g miell
 500 ml qumësht
 50 g gjalp
 150 g çokokrem (nutella)
 sheqer pluhur
1

Në një enë rrahim vezët e më pas shtojmë qumështin.

2

Më pas shtojmë miellin dhe i trazojmë me ndihmën e një mikseri elektrik.

3

I trazojmë mirë në mënyrë që mos krijohen kokrriza dhe derisa të krijohet një brumë i hollë.

4

Pasi kemi bërë gati brumin e krepave, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e vëmë në frigorifer për 30 Minuta

5

Vëmë në zjarr tiganin e krepave të lyer me pak gjalpë.

6

Me ndihmën e një garuzhdeje shtojmë brumë në qendër të tiganit.

7

Brumin e përhapim mirë duke e kthyer tiganin rreth e rreth.

8

E lëmë të piqet rreth 1 Minuta derisa të marr një ngjyrë të artë .

9

Më pas e kthejmë nga ana tjetër.

10

E vendosim në një pjatë dhe me ndihmën e një luge e lyejmë me çokokrem.

11

E pudrosim me sheqer pluhur për zbukurim.

12

Të njëjtën procedurë kryejmë deri në mbarimin e brumit.

13

14

Nutrition Facts

Servings 45

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)