Krem me kërpudha dhe arra (Patè)

Një recetë dimërore, e thjeshtë dhe e shijshme. Për të sjellë në tryeze një shumëllojshmëri përdorimesh.
Si prsh. të lyeni një fetë buke të thekur, ta vendosni në tryeze si salcë, apo si pjesë e përbërësve të një pjate mezeje.
Ky krem është gjithmonë i pranishëm e me një shije unike.

 0,50 qepë
 250 g kërpudha
 70 g arra të qëruara
 2 vaj ulliri
 2 rosmarinë
 1 verë të bardhë
 1 hudhër
 pak kripë

1

Kërpudhat mbasi janë pastruar mirë prehen në feta të holla.

2

Në një tigan me bazë të gjerë hedhim vajin, qepën e grirë imët, degëzat e rozmarinës dhe thepin e hudhrës.

3

Sapo qepa të ketë marrë pak ngjyrë të artë, shtojmë kërpudhat. Më pas shtojmë verën dhe i lemë në flakë mesatare për rreth 30 Minuta duke i përzierë herë pas here.

4

Pasi të ketë mbaruar koha e skuqjes, heqim hudhrën dhe rozmarinën nga tigani, ndërsa të gjithë masën tjetër e transferojmë në mikser dhe e grijmë.

5

Shtojmë arrat e grira më parë (ose edhe të shtypura pak) dhe vazhdojmë me grirjen deri sa të arrijmë një masë homogjene.

6