Krem gështenjash

Është një krem i cili realizohet me anë të tulit të gështenjave dhe me aromën e limonit e vaniljes. Ideale për tu vendosur në kavanoza hermetik për tu shijuar edhe jashtë sezonit te dimrit.
Mund ta përdorni në shumë mënyra, sipër një fetë buke, për te mbushur biskota e torta.
Ju nevojitet vetëm fantazia juaj.

 2 kg gështenja
 600 g sheqer
 650 ml ujë
 lëkurën e një limoni
 1 vanilie pluhur

1

Gështenjat lahen në ujë të rrjedhshëm e vendosen në një tenxhere me ujë të ziejnë për 10 Minuta.

2

Pasi të jenë ftohur i qërojmë nga lëkura me ndihmën e një thike.

3

I grijmë gështenjat me anë të një grirësi elektrik deri sa të arrijmë një masë homogjene. Masa jonë duhet të jete rreth 1.6kg.

4

Vendosim në një tenxhere të larte sheqerin, ujin dhe vaniljen në flake mesatare për 10 min deri sa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë tulin e gështenjave dhe lëkuren e limonit të grirë imët. E përziejmë.

5

E lëmë të ziejë për 60 Minutaduke e përziere herë pas here me një lugë druri.