Kofsha pule të skuqur

 3 kofshë pule
Për të marinuar pulën
 0,50 limon
 2 vaj ulliri
 2 dafine
Për skuqjen e pulës (pastela)
 2 vezë
 50 g djathë i grirë kackavall
 1 miell
 2 borzilok
 1 kripë

Marinojmë pulën
1

Në një tas hedhim të gjithë përbërësit e marinimit dhe kofshët e pulës. I trazojmë dhe i lëmë 30 Minuta të pushojnë në mënyre që pula të marri shijen e erëzave.

Përgatitja për skuqjen (pastela)
2

Në një enë rrahim dy vezët me djathin e grirë. Shtojmë kripën, piperin e borzilokun. Masa duhet të jetë e trashë.

Përgatitja
3

Kofshët e pulës i lyejmë me pak miell, i fusim në pastela e më pas i skuqim në vaj të nxehtë për 10 Minuta .

4

Shërbehen me kockën e kofshës të mbështjellur me letër alumini (te kuzhinës) në mënyre që të hahen me duar, pa u bere pis e pa u djegur.