Kofsha pule të marinuara me sallatë jeshile

Kofshët e pulës të marinuara me përbërës të përgatitur vetë në shtëpi, janë shumë herë më të shijshme dhe të shëndetshme se ato që mund të blini në dyqan.

 8 kofsha pule
 300 ml vaj ulliri
 3 hudhër
 1 limoni
 70 g djathë i grirë kaçkavall
 kripë
 piper i zi
 piper i kuq
 majdanoz i grirë imët
 rozmarinë e grirë imët
 1 qese rezistente ndaj nxehtësisë
 1 letër alumini
Sallatë jeshile
 500 g sallatë
 vaj ulliri
 uthull
 kripë

1

Në një enë shtojmë vajin e ullirit, majdanozin e grirë imët, lëvoren e grirë imët të limonit dhe lëngun e tij.

2

Më pas shtojmë djathin e grirë kaçkavall, hudhrat e shtypura, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe rozmarinën.

3

Me ndihmën e një luge druri i përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.

4

Kofshët e pulës i pastrojmë, i lajmë dhe i lëmë në një kullesë që të kullojnë ujin e tepërt.

5

Më pas Kofshët e pulës i vendosim në një qese rezistuese ndaj nxehtësisë .

6

Brenda qeses shtojmë masën me erëzat që përgatitëm më lart.

7

Pasi e kemi mbyllur mirë qesen e tundim në mënyrë që përgatitja të përhapet njësoj tek të gjitha kofshët e pulës.

8

Më pas e vendosim qesen në frigorifer dhe e lëmë për 5-6 orë.

9

Pasi i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i vendosim kofshët e pulës të marinuara në tepsi dhe i mbulojmë me një letër alumini.

10

I pjekim në furrë me 180°C për 60 Minuta

Sallata
11

Në një tas hedhim vaj ulliri sipas dëshirës (s. d.), kripë dhe uthull duke i përzier mirë me ndihmën e një luge.

12

Më pas shtojmë sallatën jeshile të cilën e kemi larë më parë në ujë të rrjedhshëm.

13

I kaurdisim mirë e mirë të gjitha së bashku.

14