Kek me kakao dhe reçel

E kujt nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat?
Receta mëposhtme është e lehtë në përgatitje dhe shumë e shijshme.
Prania e kakaos dhe reçelit i jep kekut një shije të veçantë.

 125 g kos i bardhë
 125 g vaj luledielli
 250 g miell
 120 g sheqer
 3 vezë
 16 g pluhur pjekës
 1 kakao
 2 reçel me fruta pylli

1

Në një enë qelqi rrahim vezët me sheqerin.

2

Më pas shtojmë kosin, vajin e lulediellit, kakaon dhe reçelin.

3

I trazojmë mirë e mirë derisa kakao të shkrihet plotësisht e të mos ngeli me kokrriza.

4

Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës.

5

Vazhdojmë ti trazojmë derisa të krijohet një masë homogjene.

6

E hedhim në tepsi të cilën më parë e kemi lyer me pak gjalpë ose miell.

7

E pjekim në furrë me 180°C për 40 Minuta