Print Options:

Kek me portokall

Koha e përgatitjes10 minutaKoha e pjekjes30 minutaKoha totale40 minuta

Keku me portokall është nje ëmbelsirë shumë e shijshme si për të mëdhejntë edhe për të vegjelit.
E thjeshtë për tu përgatitur dhe me një aromë te mrekullueshme që kënaq këdo.
Ideale për stinën e dimrit pasi është dhe sezoni portokalleve.

 

 250 g sheqer
 4 vezë
 100 ml qumësht
 100 ml lëng portokalli
 1 lëkurë portokalli e grirë
 250 ml vaj luledielli
 400 g miell
 16 g pluhur pjekës
Dekorimi i kekut
 3 portokalle
 100 g sheqer
 25 g kanellë
 200 ml ujë
1

Në një enë me ndihmën e një mikseri ose luge druri rrahim sheqerin me vezët.

2

Më pas shtojmë qumështin, lëngun e portokallit, vajin e lulediellit dhe lëkurën e grirë të 1 portokalli.

3

I rrahim mirë e mirë, dhe më pas shtojmë miellin e pluhurin pjekës.

4

Pasi kemi formuar një masë homogjene e hedhim në tepsi dhe e pjekim me 180°C për 30 Minuta.

Dekorimi
5

Qërojmë tre portokalle dhe i ndajmë feta-feta.

6

I vendosim në një tigan ku shtojmë sheqerin, kanellën dhe ujin.

7

I lëmë te gatuhen derisa të mpiksen.

8

I heqim nga zjarri dhe me ndihmën e një luge i vendosim sipër kekut.

9

Nutrition Facts

Servings 4

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)