Kek me mollë

Keku me mollë është një nga ëmbëlsirat më të dashura të kuzhinës italiane.
Një ëmbëlsirë me një aromë të mrekullueshme që do tju bëjë për vete dhe do ta gatuani shpesh.

 700 g mollë
 3 vezë
 80 g gjalpë
 300 g miellë
 250 g sheqer
 1 qumësht
 1 limoni
 16 g pluhur pjekës

1

Pasi ti kemi qëruar, mollët i presim feta-feta dhe i njomim në lëngun e limonit.

2

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat.

3

Me ndihmën e një mikseri elektrik rrahim të bardhat dhe i vendosim veç.

4

Fillojmë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin.

5

Shtojmë qumështin, miellin, pluhurin pjekës dhe lëkurën e grirë të limonit.

6

Vazhdojmë ti rrahim derisa të kemi krijuar një masë homogjene.

7

Shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura më parë.

8

Shtojmë mollët e prera në feta dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

9

E hedhim masën në një formë të gatshme për kek dhe sipër e zbukurojmë me feta molle .

10

E pjekim në furrë me 180°C 35 Minuta