kek me kos dhe kakao

Një kek i thjeshtë në përgatitje, i shijshëm dhe i lehtë.
Prezenca e kakaos i jep kekut një shije unike dhe një ngjyrë të bukur gështenje.

 125 g kos i bardhë
 125 g vaj luledielli
 250 g miell
 120 g sheqer
 2 vezë
 16 g pluhur pjekës

1

Në një enë qelqi rrahim vezët me sheqerin.

2

Më pas shtojmë kosin, vajin e lulediellit, e kakaon.

3

I trazojmë mirë e mirë derisa kakao mos ngeli me kokrriza.

4

Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës.

5

Vazhdojmë ti trazojmë derisa të formohet një masë homogjene.

6

E hedhim në tepsi të cilën më parë e kemi lyer me pak gjalp ose miell.

7

E pjekim në furrë me 180°C për 40 Minuta

8

Pasi e kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet dhe e dekorojmë me sheqer pluhur.