Kek me djathë e ullinj

Torta me djathë e ullinj është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur por dhe për t'u prezantuar familjarëve e miqve tanë një tortë ndryshe, një torte të kripur.
Për mua kjo recete është dhe mjaft e dobishme për të boshatisur frigoriferin, si për fund stine verore, duke i shtuar edhe përbërës të tjerë si proshute, sallam e perime të ndryshme.
Pra lejoni fantazinë tuaj t'ju udhëheqë, dhe shijim të këndshëm!

 180 g miell
 60 g djath të grirë
 3 vezë
 120 ml qumësht
 80 ml vaj luledielli
 200 g djath te bardhë
 80 g ullinj jeshil ose të zi (sipas dëshirës)
 1 qese maja birre
 kripë e piper sipas dëshirës

1

Në një enë të madhe rrahim mirë vezët, qumështin, vajin, kripën e piperin.

2

Shtojmë më pas djathin e grirë, miellin e majanë e birrës duke i përzierë.

3

Pasi të kemi një masë homogjene, hedhim djathin e bardhë të prerë në forma kubike dhe ullinjtë pa bërthamë duke i përzierë me ndihmën e një luge druri.

4

Lyejmë tavën me pak vaj e miell e më pas shtojmë në të masën tonë.

5

E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht me 180°C për 45 Minuta derisa pjesa e jashtme të ketë marrë një ngjyrë të kuqerremtë.