Kek me banane dhe kakao

Ju kanë mbetur banane të  pjekura shumë dhe nuk dini çtë bëni me to?
Receta që do ju propozoj është enkas për ju.

 3 banane
 200 g miell
 60 g kakao
 150 g gjalpë
 4 vezë
 16 g pluhur pjekës për ëmbëlsira
 lëng limoni
 16 g vanilje
 150 g sheqer
 sheqer pluhur për zbukurim

1

Në një enë shtypim bananet derisa të arrijmë një masë si pure.

2

I hedhim sipër pak lëng limoni dhe i përziejmë.

3

Në një tas rrahim vezët me sheqerin.

4

Më pas shtojmë gjalpin, kakaon dhe vaniljen.

5

Hedhim bananet të cilat i shtypëm më parë dhe shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës për ëmbëlsira.

6

I trazojmë të gjitha bashkë derisa të formohet një masë homogjene.

7

Lejmë tavën me pak miell dhe hedhim masën e përgatitur.

8

E fusim në furrë dhe e pjekim me 180°C për 40 Minuta[/

9

Kur ëmbëlsira jonë është gati e pudrosim me sheqer pluhur dhe vendosim disa feta banane për zbukurim.