Hamburger lulelakre

E thjeshtë për tu përgatitur por dhe shumë e shijshme në të ngrënë.
Një metode e këndshme për t'u vendosur fëmijëve tuaj në pjatë zarzavate të cilat nuk i hanë për shkak të erës së rënde. Provojeni e më shkruani nëse misioni u krye me sukses.

 

 

 

 1 lulelakër të bardhë mesatare
 0,50 vaj ulliri
 1 borzilok
 1,50 thelpi hudhër
 1 djath të grirë kaçkavall
 2 vezë
 kripë
 piper

1

Lulelakrën pasi e kemi pastruar e grijmë të gjithë me rënde.

2

I hedhim një lugë gjelle kripë, e trazojmë dhe e lëmë të pushoj për 20 Minuta.

3

Pasi të ketë mbaruar koha e pushimit e mbështjellim në një napë dhe i shtrydhim ujin e tepërt.

4

Lulelakrën e transferojmë në një enë dhe më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë duke e përzier mirë.

5

Në një tavë të veshur me letër për pjekje, vendosim lulelakrën duke formuar disqe me trashësi prej 1 cm.

6

E pjekim në furrë me 200°C për 40 Minuta.