Gurabije

Gurabijet mund të jenë mengjesi ideal për fëmijët përpara se të shkojnë në shkollë apo kopësht.
Mund ti shoqërojnë të lyera me çokokrem ose marmalata të ndryshme.

 500 g miell
 200 g sheqer
 100 g gjalp
 2 vezë
 1 kos
 16 g pluhur pjekës
 1 lëkurë limoni te grirë imët

1

Në një enë qelqi ose kauçuku, rrahim me ndihmën e një mikseri ose luge druri gjalpin e sheqerin.

2

Një e nga një shtojmë vezët, kosin dhe lëkurat e limonit te cilat i kemi grirë imët në një rende.

3

Në fund shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës.

4

I përziejmë mirë te gjitha bashkë në mënyrë të njëtrajtshme.

5

Hedhim pak miell në tavolinë, e mbi të brumin e formuar në tas.

6

E punojmë mirë derisa të mos na ngjitet në duar.

7

E ndajmë formën e brumit në copa të vogla dhe i japim formën që dëshirojmë.

8

Ngrohim furrën 10 minuta përpara.

9

Ne një tepsi shtrojmë një letër furre dhe i rendisim të gjitha gurabijet.

10

I pjekim me 180 gradë 20-25min 25 Minutes