Fileto viçi në tigan

 800 g fileto viçi
 2 karota
 1 qepë
 3 domate të buta
 kripë
 piper i zi
 rigon
 vaj ulliri

1

Pasi kemi larë filetat e viçit i vendosim në një tigan ku i hedhim sipër kripën, rigonin, piperin dhe vajin e ullirit.

2

Shtojmë ujin derisa ti mbulojmë filetat dhe i vendosim në zjarr.

3

Në një mikser ndërkohë grijmë karotat, domatet dhe qepën.

4

Pasi të kemi formuar një masë homogjene, ja hedhim sipër filetave të viçit të cilat i kemi vendosur në zjarr.

5

I kthejmë herë pas here që të zbuten në mënyrë uniforme nga të dyja anët.

6

I lëmë të gatuhen për rreth 45 Minuta duke shtuar pak ujë nëse shteron.