Fileto pule në furrë

Jeni të lodhur nga drekat e lodhshme dhe që kërkojnë shumë kohë në gatim?
Receta që do ju propozoj është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme.
Prania e salcës senape i jep një shije të veçantë.

 700 g fileto pule
 kripë
 piper i zi
 34 trumze
 200 g salcë senape
 30 g qumësht
 rosmarinë
 23 limoni

1

Lajmë filetot e pulës në ujë të rrjedhshëm.

2

Me ndihmën e një thike fillojmë heqim dhjamin nga filetot e pulës.

3

I shtrojmë njëra pas tjetrës në një tavë dhe i hedhim sipër piperin e zi dhe kripën.

4

Me ndhmën e një luge i lyejmë filetot e pulës me salcën senape duke pasur kujdes që ta shpërndajmë në mënyrë uniforme.

5

Më pas hedhim qumështin, gjethet e trumzës dhe të rosmarinës.

6

E pjekim në furrë të parangrohur me 180°C për 40 Minuta