Fileto pule me pana dhe kërpudha

Kjo recetë është ideale për ju zonja dhe zonjusha që keni një ditë të ngarkuar në punë ose shkollë.
Me pak përbërës ju do të keni në tavolinën tuaj një pjatë të shijshme.

 700 g fileto pule
 1 kuti pana
 250 g kërpudha
 vaj ulliri
 kripë
 piper i zi

1

Lajmë filetat e pulës në ujë të rrjedhshëm.

2

I vendosim në tigan ku hedhim pak ujë dhe vaj ulliri sipas dëshirës.

3

Shtojmë kripë dhe piper.

4

I vendosim në zjarr ku i lëmë rreth 20 Minuta duke i kthyer herë pas here.

5

Më pas shtojmë kërpudhat dhe panën .

6

I lëmë dhe 10 Minuta me zjarr të ngadaltë derisa pana të fllojë të mpikset.