Fileta pule me brokoli

Mjaftojnë vetëm 30 minuta dhe ju do të keni në tryezë një pjatë me të vërtetë  të shijshme.
Ky kombinim fantastik i brokolit me filetat e pulës do ju bëjë ta gatuani sa më shpesh.

 800 g fileto pule
 400 g brokoli
 2 hudhër
 vaj ulliri
 kripë
 piper i zi
 rigon

1

Lajmë filetat e pulës në ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë në një pjatë të kullojnë.

2

Në një tigan me pak vaj fërgojmë thelpinjtë e hudhrës për 5 Minuta.

3

Më pas shtojmë lulet e brokolit të cilat i kemi pastruar duke u hequr kërcellin .

4

Pasi brokoli është zbutur shtojmë filetat e pulës dhe ujë.

5

Shtojmë kripën, rigonin dhe piperin sipas dëshirës.

6

Filetat e pulës i kthejmë herë pas here nga të dyja anët në mënyrë që të zbuten.

7

I lëmë të gatuhen për rreth 25 Minuta