Fileto merluci me domate dhe ullinj

Një pjatë e thjeshtë dhe e shpejtë.
Peshku merluc është një peshk me pak yndyrë, me pak kalori, por shumë i shijshëm.
Shumë i  preferuar nga të gjitha grupmoshat sidomos nga fëmijët.

 500 g fileto merluci
 250 g domate qershi
 100 g ullinj
 vaj ulliri
 2 hudhër
 majdanoz
 kripë

1

Pasi kemi larë filetat e merlucit i thajmë me letër kuzhine.

2

Në një tigan hedhim pak vaj, grijmë thelpijntë e hudhrës dhe i vendosim në zjarr.

3

Më pas shtojmë filetat e merlucit, domatet dhe ullijntë.

4

Shtojmë kripën, majdanozin e grirë imët dhe pak ujë dhe i lëmë të gatuhen për 20 Minuta