Brusketa me ton domate dhe majonez

Brusketat kanë një gamë të gjerë variantesh dhe përbërësish, por përbërësi kryesor i tyre është buka.
Brusketat janë një ide shumë e mirë për të shtuar larmishmërinë e darkës. Një pjatë ideale për të impresionuar miqtë tuaj.
Nëse do ti vendosni në mes të tavolinës do ta shihni që të gjitha duart do të zgjaten drejt tyre.

 6 bukë
 250 ml majonez
 200 g peshk ton konservë
 300 g domate
 56 majdanoz për zbukurim

1

Fetat e bukës i ndajmë ne katërsh.

2

Sipas dëshirës vendosim ti thekim apo jo.

3

Më pas fillojmë përgatitjen e salcës, duke përzierë peshkun ton me majonezën.

4

Pasi kemi përgatitur salcën marrim fetat e bukës dhe fillojmë ti lyejmë një e nga një.

5

Më pas vendosim domatet të cilat sipas dëshirës i presim ose në forma rrethore ose në kubikë të vegjël.

6

I vendosim në një pjatë bashkë me një gjethe majdanozi për zbukurim.