Tavë me patate dhe brinjë qingji të marinuara

Marinimi i brinjëve të qengjit
 1 kg brinjë qengji
 1 verë e bardhë
 2 hudhër
 qepë
 23 mente
 23 rosmarinë
 kripë
 piper i zi
Përgatitja tavës me patate
 1 kg patate
 2 karota
 kripë
 rigon
 vaj ulliri
 rosmarnë

Marinimi i brinjëve të qengjit
1

Pasi kemi larë brinjët e qengjit i vendosim në një tas të thellë ku kemi hedhur verën e bardhë.

2

Shtojmë kripën e piperin.

3

Më pas shtojmë hudhrën e grirë imët, qepën e prerë në feta të holla, gjethet e mentes dhe të rosmarinës.

4

Pasi kemi hedhur të gjitha përbërësit e mbulojmë me një qese dhe i lëmë të marinohen për 3 Orë.

Përgatitja e tavës me patate
5

Qërojmë patatet dhe i lajmë në ujë të rrjedhshëm.

6

Më pas me ndhmën e një thike i presim në kubikë të vegjël ose në formën që dëshironi.

7

Marrim tepsinë dhe i shtrojmë 1 letër furre në menyrë që patatet mos ngjiten.

8

Hedhim patatet e më pas shtojmë karotën të cilën e kemi prerë rrethore rrethore.

9

Shtojmë kripën, rigonin, rosmarinën dhe vajn e ullirit sipas dëshirës. I përziejmë të gjitha bashkë .

10

Më pas shtojmë dhe brinjët e qengjit të cilat i kemi marinuar më parë me verë të bardhë dhe me erëza.

11

E pjekim në furrë me 180°C për 60 Minuta