Print Options:

Biskota me kurkuma

Koha e përgatitjes15 minutaKoha e pjekjes20 minutaKoha totale35 minuta

Një recetë e thjeshtë dhe jo e dëmshme për organizmin.
Falë reduktimit të sasisë së sheqerit dhe eliminimit të gjalpit e qumështit, me praninë e kurkumës, këto biskota do jenë të afta ti bëjnë neps çdokujt.
Përveç ngjyrës së veçantë dhe aromës së këndshme falë dhe limonit, të shoqëruara me një gotë çaj jeshil, janë ftesa ideale për një mbasdite të shëndetshme midis miqsh.

biskota me kurkuma

 250 g miell
 1 kokërr vezë
 25 g vaj ulliri
 65 g sheqer
 4 lugë gjelle ujë
 2 lugë e vogël kurkuma
 3 lugë lëng limoni
 1 lugë e vogël maja për ëmbëlsira
 sheqersipas dëshirës
 copëza çokollatësipas dëshirës
1

Në një enë përziejmë miellin me vajin e ullirit deri sa të bashkohen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë sipas radhës duke i përzierë mirë në mënyrë që të formojmë një masë homogjene me një ngjyrë të shndritshme të verdhë.

Shtojmë copëzat e çokollatës dhe e punojmë masën me duar deri sa copëzat të shpërndahen në mënyre të njëtrajtshme.

2

I japim masës së brumit formën e një cilindri me gjatësi prej 55 cm e me një trashësi prej 3cm. E ndajmë në copëza me gjatësi prej 2,5 cm.

3

Formojmë disa topa të vegjël dhe i rrokullisim në një pjatë me sheqer në mënyre që të vishen me ëmbëlsinë e duhur.
I vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180°C për 20 Minuta

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)