Biskota me çokollatë

 1 vezë
 150 g sheqer
 80 g margarinë
 130 g miell
 50 g kakao
 1 sheqer vanilje
 8 g sodë buke
 180 g çokollatë e zezë

1

Pasi kemi shkrirë margarinën e rrahim mirë me sheqerin.

2

Më pas shtojmë vezën, sheqerin e vaniljes dhe kakaon.

3

I trazojmë mirë e mirë duke shtuar pak nga pak miellin dhe në fund hedhim sodën e bukës.

4

Me ndihmën e një rendeje ose mikseri elektrik, grijmë imët çokollatën e zezë.

5

E bashkojmë çokollaten me masën që kemi formuar më parë dhe i trazojmë derisa të kemi formuar një masë homogjene .

6

Me ndihmën e një luge e vendosim brumin nëpër forma të ndryshme dhe e pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht me 180 gradë për 25 Minuta