Salca me hudhra

Kjo recetë është ideale për të shoqëruar mishrat e pjekur në zgarë e jo vetëm. Ekzistojnë shumë variante të kësaj recete por ajo që unë ju propozoj sot është një recetë e huazuar nga kuzhina greke-turke.
E thjeshtë dhe e shpejtë në përgatitje, edhe pse është me hudhra kjo salcë është e butë falë patateve e bajameve.
Mos hezitoni ta provoni.

 4 hudhër
 50 g bajame
 250 ml vajë ulliri
 2 majdanoz të grirë
 80 g patate
 2 uthull të bardhë
 kripë e piper sipas dëshirës

1

Si fillim në një tenxhere vendosim të ziejnë patatet e lara e të qëruara për 10 Minuta. Pasi janë zierë nxirren nga tenxherja dhe me anë të një piruni i shtypim deri sa të kthehen në formën e një pure.

2

Në një mikser grijmë thelpinjtë e hudhrës bashkë me bajamet e majdanozin e grirë imët.

3

Më pas shtojmë dhe patatet e shtypura dhe i grijmë duke shtuar kripën e piperin sipas dëshirës.

4

Me grirësin e mikserit në punë shtojmë pak nga pak vajin dhe vazhdojmë procesin e grirjes deri sa të formohet një masë homogjene dhe e trashë. Salca juaj është gati për tu shijuar.