Ngjyruesit ushqimorë
Për t’u dhënë ngjyrë kremrave dhe zbukurimeve përdoren ngjyruesit ushqimorë natyrorë ose sintetikë, që nuk janë të dëmshëm.
Ngjyruesit sintetikë, nga ndikimi i dritës i ajrit dhe lagështisë, prishen shpejt. Prandaj përgatiten në sasi të vogla dhe ruhen në shishe të errëta.
Ngjyrat duhet të përdoren në doza të vogla, sipas pamjes natyrore të produkteve.
Përdorimi i ngjyrave të forta lë përshtypje jo të mirë.
Për shembull krem-gjalpi nuk rekomandohet të ngjyroset me të kuq të fortë, por me një ngjyrë rozë ose krem të çelur.
Për shkrirjen e ngjyrave përdoret uji valuar, i ftohur pak.
Për ngjyrë të bardhë përdoren pluhur sheqeri, fundani i bardhë, ajka e qumështit dhe kremrat me ngjyrë të bardhë.
Në mungesë të ngjyrave sintetike, mund të përdoren edhe ngjyra e produkteve.
Për ngjyrë të verdhë përdoret cipa limonit të verdhë.
Për ngjyrë jeshile përdoret përzierja e ngjyrës së verdhë me blu. Ose lëng spinaqi, i cili prodhohet duke shtypur spinaqin e gjallë.
Për ngjyrat kafe përdoret ekstrakti fortë i kafes ose sheqeri i djegur:
Përgatitja e sheqerit të djegur
Sheqeri hidhet në një tigan, duke e trazuar vazhdimisht, në zjarr të ngadalshëm derisa të marr ngjyrë kafe të errët dhe fillon të nxjerri tym.
Duke e përzier vazhdimisht hidhet pak nga pak ujë i nxehtë dhe përzihet sa të shkrijë gjithë sheqeri në mënyrë që mos mbeten kokrriza.
Për 25g sheqer nevojiten 100g ujë.
Lëngu i përftuar kullohet dhe ruhet në shishe qelqi.
Në rast se sheqeri nuk është djegur mirë, ngjyra është e dobët. Në të kundërtën, kur digjet shumë sheqeri krijon një top të fortë e jep pak lëng.
Për ngjyrë të kuqe ose rozë përdoret lëngu i qershive, manave të tokës, thanave dhe frutave të tjera me ngjyrë të kuqe.
Gjithashtu përdoret vera e kuqe, shurupi reçelit etj.
Për ngjyrë portokalli përdoret përzierja e ngjyrës së kuqe me të verdhë. Ose lëngu i cipës së lëkurës së portokallit dhe mandarinave.
Për ngjyrë çokollate përdoret pluhuri i çokollatës, kakaoja ose përzierja e sheqerit të djegur me ngjyrë të kuqe
Në ditë e sotme ngjyruesit ushqimorë janë të shumtë.
Ato gjenden në forma të ndryshme si pluhur, xhel, lëng etj.