Kurkuma dhe vetitë e saj

Kurkuma dhe vetitë e saj

Kurkuma ose e quajtur ndryshe Shafran i Indisë, është një bimë barishtore me ngjyrë të verdhë në portokalli që i përket të njëjtës familje të xhenxhefilit e përdorur shumë në vendet e Lindjes.

Rrënja e bimës mund të konsumohet e freskët apo dhe e thatë, duke e reduktuar në formën e pluhurit.
Përdorimi i kësaj bime nuk kufizohet vetëm në kuzhinë si erëza apo dhe si ngjyrues, por edhe si një ilaç natyror me veti të shumta.

Doza e rekomanduar është e barabartë me dy lugë kafeje në ditë.
Për një konsumim të rregullt, duke ruajtur vetitë e veta, kurkuma është mirë që ajo të përdoret e papjekur.
Pra ta shtojmë në fund të gatimit duke eliminuar në këtë mënyre humbjen e vetive ushqyese.

Ose mund të shtoni si një përbërës për ti dhënë shije salcave të ndryshme të përgatitura nga ju apo edhe të blera.
Për të lehtësuar thithjen nga organizmi dhe për të rritur efektivitetin e saj, mund ta kombinojmë atë me çaj jeshil, piper të zi ose vaj ulliri.

Konsumi

Të konsumosh kurkuma në mënyre të rregullt bën shumë mirë. Por kujdes të mos ekzagjeroni dozat e përdorimit të saj.
Personat që vuajnë nga gurët në tëmth, duhet ta eliminojnë konsumimin e kësaj bimë për shkak se ajo përkeqëson rrjedhjen e sëmundjes.

Kohët e fundit kjo bimë e mahnitshme është duke tërhequr vëmendjen gjithnjë e më shumë edhe botës perëndimore, me referencë të veçantë për shkencën. Në fakt në ditët e sotme bëhen shumë kërkime dhe studime me qëllimin e zbulimit të vetive dhe të mirave te saj.

ÇFARË NDODH NË ORGANIZMIN TONË KUR KONSUMOJMË KURKUMA?

Kurkuma forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga infeksionet.
Këtë veti e thekson një studim i kryer nga shkencëtarët në Oregon State University, të cilët kanë analizuar efektet e kurkumës, dhe në veçanti të kurkuminës (substancë thelbësore që e përmban shafrani i Indisë ) që ka në aktivizimin e të një gjeni të sistemit tonë imunitar.

Kurkumina mundëson rritjen e niveleve të një proteine të quajtur CAMP, e cila rregullon përgjigjen e jo të lindur të sistemit imunitar, thelbësore për të mbrojtur organizmin nga viruset dhe bakteret.

Kurkumina ka veti të habitshme kundër kancerit.
Kjo bimë e çmuar, në fakt, neutralizon shfaqjen e leukemisë dhe tetë llojet e kancerit që ndikojnë në zorrën e trashë, prostatën, gojën, mushkëritë, mëlçinë, lëkurën, veshkat dhe zemrën.

Vlefshmëria e kësaj teorie që është trashëguar për shekuj me radhë për shkak të traditës popullore, është konfirmuar nga ide të reja mjekësore dhe një fakt të vërtetë: në Indi dhe më në përgjithësi në Azi (kontinenti që konsumon më shumë kurkuma), rastet e sëmundjes së kancerit janë më të pakta se pjesa tjetër e botës.

 

Kurkuma ka gjithashtu cilësi te jashtëzakonshme antioksidues, për shkak se ajo transformon radikalet e lira në të padëmshme për trupin tonë. Rrjedhimisht, ajo është në gjendje të ngadalësoj plakjen qelizore.

Interesante është dhe efekti që kjo bimë ka mbi trurin dhe qelizat nervore.
Sipas studimeve të fundit, të publikuar në revistën Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition, ekspertët kanë vërtetuar se konsumimi i 1 gram kurkuma në mëngjes ka përmirësuar fuqinë e kujtesës pacientëve të cilët morën pjesë në studim, dhe jo vetëm, ndihmon edhe në vetë shërimin e qelizave të dëmtuara të trurit.

 

 

Kjo barishte është gjithashtu një bekim për të gjithë ata njerëz që janë dashamirësit e mjekësisë natyrore e jo të ilaçeve.


Një nga mjetet më të fuqishme natyrore në qarkullim kundër dhimbjeve të kyçeve apo dhe gripit.
P
ër ata që kanë probleme të tretjes së ushqimeve (mostretje), por edhe për ata që vuajnë nga gazrat e tepërta.
Ndihmon në prodhimin e lëngut biliar dhe rrjedhjen e saj natyrore në zorrë, përmirëson funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, dhe më e rëndësishmja ndihmon luftimin e kolesterolit duke lehtësuar eliminimin e yndyrës së tepërt në trupin tonë.

 

Një ilaç natyror dhe shumë i dobishëm për mishrat e dhëmbëve.
Mjafton të bëni shpëlarje të gojës me pak ujë e kurkuma apo dhe të shtoni pak pluhur të kësaj bime mbi furçën e dhëmbëve për të pasur mishra të shëndetshëm e dhëmbë të bardhë.
Përdorimi i kurkumës mbi plagë, djegie, pickime apo kafshime të insekteve të ndryshëm dhe infeksioneve të lëkurës ka veti të jashtëzakonshme shëruese.

 

Vetitë e të mirat e kurkumes janë të shumta por me siguri tani do keni dyshimin se si do mund ta bëni pjesë e kuzhinës suaj?
Recetat dhe përdorimi është i shumëllojshëm; mjafton pak fantazi e shumë dëshirë për ta konsumuar këtë bimë e çdo pasiguri e dyshim do eliminohet duke i lënë hapësirë një ushqimi të shëndetshëm e një mirëqenieje shëndetësore e mendore.

Ju ftoj të lexoni disa nga recetat tona me kurkuma të quajtura Receta të Gjelbërta

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

pesë × 2 =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)