Kremrat

Përpjekjet e vazhdueshme të njeriut për përmirësimin e ushqimit të tij kanë bërë që arti i përgatitjes së tij zhvillohet pa ndërprerje.
Në këtë fushë, përgatitja e ëmbëlsirave zë një vend të rëndësishëm. Në këtë artikull do të shikojmë në detaj kremrat e përdorura.

Në tavolinat familjare, në bankete festive, në darka, në dreka apo kokteje, sado të bollshme e të mëdha qofshin, pa ëmbëlsira ato nuk do të dukeshin të plota.
Arti bukur i përgatitjes së ëmbëlsirave u jep atyre bukuri të veçantë.

Bazë e rëndësishme për përgatitjen e ëmbëlsirave janë dhe kremrat.

Kremrat janë masa të fryra , që përgatiten duke rrahur vezët, gjalpin, ajkën e qumështit , me sheqer dhe produkte të tjera.
Fryrja e kremit bëhet duke futur në të flluska ajri gjatë rrahjes.

Kremrat janë të ushqyeshme, kanë cilësi dhe shije shumë të mirë.
Kanë plasticitet dhe japin mundësi që me ndihmën e tyre të bëhen zbukurime me forma të ndryshme e të shumëllojshme.

Por krahas anëve të mira, kanë dhe anën e tyre negative sepse prishen shpejt dhe janë të ndjeshme ndaj mikrobeve, se gjejnë kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e tyre.
Prandaj kremrat ruhen në vende të ftohta me temperaturë 2-5°c, që nuk lejon krijimin e mikrobeve..

Kremi i infektuar me mikrobe mund të bëhet burim sëmundjesh dhe helmimi për njerëzit, prandaj ai jo vetëm që duhet ruajtur mirë, por dhe duhet të përgatitet në atë sasi sa nevojitet për përdorim të menjëhershëm.
Prodhimet me krem të ruhen jo më shumë se 36 orë, ndërsa kremi i pastiçerisë jo më shumë se 8-10 orë në temperaturë deri 5°c.

Vezët e patës dhe të rosës nuk rekomandohen të përdoren për përgatitjen e kremit, se ato mund të jenë të infektuara dhe prishin tërë prodhimin e përgatitur.
Gjatë përgatitjes së kremrave duhet të kemi kurdoherë pastërti si në pajisjen e enëve.
Gjithashtu duhet të kemi cilësi të lartë të produkteve që përdoren.

kremrat

Disa lloje kremrash që përdoren për ëmbëlsirat janë:

Krem marengë me krem shandili

Krem me gështenja

Krem me bajame dhe rum

Krem çokollatë (maskot)

Krem bajamesh

Krem shandili

Krem praline me çokollatë

Kremi i pastiçerisë

Krem me bazë gjalpin ( krem ober)

Krem marengë e thjeshtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

dy × 1 =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)