Historia ëmbëlsirave

Historia Ëmbëlsirave

Njeriut gjithmonë i kanë pëlqyer gjërat e ëmbla.
Fillimisht ato i ka shijuar në formën e tyre vegjetative, të papërpunuara, në formën e frutave, të nektarit të luleve, e të mjaltit.

Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, edhe prodhimi ëmbëlsirave hyri gradualisht në punët që kryente njeriu për përgatitjen e ushqimit të tij.
Pra këtë degë, ose siç e kanë quajtur që në kohët e lashta, “arti që krijon një mijë gjëra me mjaltë e sheqer” ka tërhequr shumë shkrimtarë, poetë, historianë e dijetarë, të cilët krahas veprave të tjera, kanë lënë shënime të ndryshme edhe për ëmbëlsirat.

Fillimisht sheqeri nuk njihej, prandaj edhe prodhimi ëmbëlsirave bëhej me mjaltë, verë dhe miell.
Që atëherë çmoheshin shumë  në prodhimin e ëmbëlsirave edhe lajthitë, mollët dhe frutat e tjera.
Këto duke u përzier me mjaltë,  krijonin lloj-lloj ëmbëlsirash të cilave u visheshin dhe cilësi terapeutike.

Në mesjetë, me përgatitjen e ëmbëlsirave merreshin më shumë besimtarët, se ata rritnin më shumë bletë, nga të cilat merrnin mjaltin dhe dyllin.
Depërtimi arab në Evropë ndikoi edhe në fushën e përgatitjes së ëmbëlsirave.

Këtyre iu shtuan aromatizuesit, që u dhanë një shije e aromë më të mirë.
Aromatizuesit ishin kryesisht vajra eterike nga lulet, farërat, lëngje frutash, musht, uji trëndafilit etj.
Më vonë, në përgatitjen e ëmbëlsirave u futën arrat e bajamet dhe morën forma të përafërta me ata që kanë sot.

Çdo popull ka krijuar traditat e veta në këtë fushë dhe u ka vënë ëmbëlsirave edhe emra të ndryshëm, që pak a shumë kanë ruajtur origjinalitetin e vendit ku janë përgatitur për herë të parë.

 

historia embelsirave

Populli ynë ka traditat e tij në përgatitjen e ëmbëlsirave .
Natyrisht para  Çlirimit, nuk mund të bëhej fjalë për një prodhim të madh e të organizuar, edhe pse në punishtet e vogla primitive që kanë ekzistuar, si dhe në familje, prodhimet prej sheqeri kanë pasur vendin dhe rëndësinë e tyre.

Por, zhvillim të gjerë, mbi baza të organizuara dhe në kushte me të vërtetë teknologjike e higjieno-sanitare përgatitja ëmbëlsirave pati pas Çlirimit të vendit më 28 Nëntor 1944.
U ngritën punishtet e përgatitjes së ëmbëlsirave, u hapën fabrika të ndryshme të cilat u pajisën me makineri moderne dhe me specialistë të përgatitur në shkolla nga mjeshtrit tanë.

Bazë për prodhimin e tyre kanë qënë  frutat e shumta si rrushi, mollët, kumbullat, bajamet, arrat, fiqtë, portokallet, limonat etj, me të cilat janë përgatitur gliko e reçelëra, e prevede të shumëllojshme.
Brumërat, petët, biskotat e pandispanja kanë  patur përhapje të gjerë në punishte dhe familje.

Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë ka sjellë, padyshim edhe ndikimet e tij në përgatitjen e ëmbëlsirave.
Para së gjithash aparaturat dhe pajisjet janë përmirësuar dhe automatizuar, duke filluar  që nga rrahëset e vezëve, furrat e pjekjes dixhitale e deri te linjat automatike të prodhimit të ëmbëlsirave, bonboneve, karameleve, tortave, pastave etj.

Prodhimi i lëndëve sintetike si bojëra, esenca aromatizuese, shkriftues kanë lehtësuar punën e lodhshme të përgatitjes së ëmbëlsirave.

Në teknologjinë e përgatitjes së ëmbëlsirave ndikim të madh po ushtron dhe mjekësia , e cila ka ndihmuar që ato të bëhen sa më të tretshme nga organizmi i njeriut e të jenë të pasura me lëndë ushqyese e vitamina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 3 =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)