Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme, i cili do të ishte mirë të konsumohej në bazë ditore.
Brokoli i përket familjes së lakrës nga ku rrjedh dhe veprimi i tij antikancerogjen, ndërsa përmban 90 përqind ujë.
Është mirë të dihet që vetëm një rrënjë jep sasinë e njëjtë të fibrave, të drithrave dhe sasinë e njëjtë të vitaminës C.
Përveç rrënjës dhe gjethet e brokolit janë të ngrënshme.
Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut.
Magnezi dhe vitaminat e pranishme tek brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi.
Gjithashtu zbutin barkun në uljen e inflamacionit.
Nëse nuk e përdorni është koha që brokolin ta shikoni si aleat kundër formave të vështira të sëmundjeve si kanceri më së shumti, duke iu falenderuar kompozimeve sulfurike si suforafani të cilit mund t”ia ndieni erën derisa zihet brokoli.
Pikërisht këto kompozime u tregojnë gjeneve tona për të sforcuar prodhimin e enzimave që mund të cojnë deri te detoksikimi i kompozimeve të mundshme kancerogjene.
Përpiquni të konsumoni sa më shumë brokoli dhe do të mundeni të reduktoni madje përgjysmë nga sëmundjet si kanceri i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.
Brokoli është vecanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe të mitrës pasi ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.
Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene të sulfora-phane beta karoten, viamina si C, vitamina A, zink, kalium etj
A e keni ditur që brokoli është buriim i kalciumit, ashtu si produktet e tjera të qumështit.
Dhe është më shumë se evidente që për këtë arsye është i shkëlqyeshëm për eshtrat dhe tensionin e gjakut.
Vitamina C dhe beta-karoteni që gjenden në të mbrojnë sytë nga katarakti dhe ruajnë qelizat e trurit nga sulmet e radikaleve të lira qv mund të shkaktojnë probleme në kujtesë.
Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë.
Ai ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe dhe mbajtur larg probleme që lidhen me arttritin, reumatizmat, sëmundjet të lëkurës etj.
Brokolin mund ta përgatisni në shumë mënyra.
Mund ta zieni me avull.
Eshtë e mjaftueshme që të zbutet pak për të ardhur deri te lirimi i sa më shumë suforafan, por në disa vende duhet të mbetet më i fortë.
Kurrë mos e zieni me shumë ujë , sepse materialet ushqyese që përmban do të treten në ujë.
Konsumoni sa më shumë lule të brokolit në të cilin gjenden sa më shumë beta-karoten, ndërsa lirisht mund ta konsumoni dhe kërcellin.
Brokoli është shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në uljen e kolisterolit.
Gjatë blerjes përpiquni të zgjidhni brokolin me ngjyrë të gjelbër ë errët pasi përmban më shumë vitaminë C dhe beta-karoten.
Kërcelli i butë është shenjë e kualitetit të keq.
Duke qënë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera si zinku, magnezi dhe fosfori është shumë i dobishëm veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna, tek nënat në gjidhënie sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e kockave, dhëmbëve etj nga mungesa kalciumit.
Gjithashtu ju mund ta fusni në supë, në makarona, ta gatuani në furrë etj.
Ta shijosh si pjatë të vetme apo të shoqëruar me ushqime të tjera është gjithmonë kënaqësi.